Screenshot 5 5 752x440

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është shprehur se procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, do të nisë javën e ardhshme

Me gjasa, sipas Celibashit, ky proces do të nisë ditën e hënë ose ditën e martë. Bëhet fjalë për rinumërimin e 610 301 vota të qarqeve Tiranë dhe Fier.

“Do jetë KAS ai që do të vendosë mbi çdo element të këtij procesi. KQZ, do të realizojë nga pikëpamja teknike këtë proces. Bëhet fjalë për rinumërimin e 610 301 vota për të dyja qarqet, atë të Tiranë dhe të Fierit.


Procesi, parashikojmë të fillojë të hënën ose të martën e javës që vjen. Ësntë dashur ditë për ta përgatitur, pra pak më shumë se një javë këtë process, pasi kërkon një përgatitje logjistike dhe njerëzore”,
 tha ai.

Celibashi sqaroi se procesi i rinumërimit do të zhvillohet në ambientet e pallatit të sportit “Farie Hoti” në Tiranë, e jo tek Parku Olimpik, pasi tek kjo e fundit do të zhvillohen aktivitete sportive.

“Në kohë rekord, ja kemi dalë të kemi gati të gjithë infrastrukturën dhe kapacitetin njerëzor për të filluar këtë proces. Procesi do të zhvillohet në ambientet e pallatit të sportit “Farie Hoti”. Kemi dashur që ta zhvillojmë këtë process në ambientet e parkut olimpik, por aty është parashikuar të zhvillohet një kampionant evropian i volejbollit dhe qartazi kemi qenë të detyruar të shikonim një opsion tjetër”, tha ai.

Do të ketë 24 deri në 25 grupe rinumërimi, e ky proces do të zgjasë rreth 18-20 ditë.

“Kemi parashikuar që të kemi 24 ose 25 grupe rinumërimi, të përbërë nga dy anëtarë të administratës së KQZ-së. Pjesa më e madhe e tyre do të jenë staf i përhershëm, por do të ketë dhe angazhime nga stafi i përkohshëm. Vlerësohet që ky process do të marrë, të paktën për qarkun e Tiranës dhe për qarkun e Fierit, do të marrë ndërmjet 18-20 ditë”, tha ai.

Kujtojmë se procesi i rinumërimit të votave vjen pas ankimit nga ana e Partisë Demokratike, pasi pretendon për parregullsi në procesin e numërimit si dhe për krime elektorale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights