Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi mikpriti sot në KQZ, shefen e Misionit të OSBE (ODIHR),
ambasadoren Audrey Glover dhe ekipin e saj, të cilët i njohu me përgatitjet e zgjedhjeve vendore të datës 14 maj si edhe sfidat e deritanishme.
Në këtë takim me ekipin e OSBE/ODIHR, KSHZ theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve garanton transparencë të plotë dhe zbatim strikt të ligjit zgjedhor.
Ambasadorja Glover vlerësoi informacionin paraprak, prezantoi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për Shqipërinë.
Në vijim, ambasadorja Glover dhe ekipi i OSBE/ODIHR zhvilloi takimin e përbashkët me anëtarë të Komisionit Rregullator dhe trupën e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ.

