if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 382

Sipas informacioneve, gjyqtarja Etleva Deda është caktuar për të shqyrtuar dosjen ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Ahmet Masha dhe Altin Hajri, pas shortit elektronik të hedhur këtë të mërkurë në mëngjes, 16 korrik.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-deputetin, i cili u arrestua vitin e kaluar. Po ashtu, janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) edhe dy të pandehurit e tjerë.

Ndaj Çyrbjes rëndojnë pesë vepra penale: dy akuza për “Tregim të sekretit shtetëror”, dy akuza për “Përkrahje e autorit të krimit” si dhe një akuzë për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Çyrbja dyshohet se ka premtuar mbështetje institucionale në këmbim të votave nga Hajri, i cili është ende i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Hetimet vijojnë për bashkëpunëtorë të tjerë dhe funksionarë publikë të përfshirë.

Gjatë hetimit janë faktuar 8 episode gjatë periudhës 1 Maj 2020 deri më 8 Mars 2021, të zbulimit të informacioneve të përcaktuara me ligj si “sekret shtetëror”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights