Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka deklaroi sot se, “Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dështon të zbatojë ligjin në shumicën e aksioneve të veta, duke u kthyer në një institucion të paaftë dhe gjobëvënës”.

“Ky fakt i pazbatueshmërisë së ligjit nga ana e IKMT-së vërtetohet më së miri nga humbja e çështjeve në Gjykata, ku IKMT ka qenë në rolin e palës së paditur”, u shpreh ajo në një deklaratë për mediet.

Caka tha se, “mbi 50% e padive të ngritura kundër IKMT-së janë fituar nga subjekte private e qytetarë, të cilat kanë faktuar se në shumë raste IKMT nuk zbaton detyrimin ligjor të njoftimit paraprak, ose nuk merr në konsideratë leje ndërtimi ose zhvillimi, të dhëna nga autoritetet vendore, të cilat janë në favor të zhvillimit të bizneseve vendase, kryesisht në fushën e turizmit”.

Sipas kjo ndodh sepse, “IKMT është kthyer në kamzhikun e Edi Ramës për çdo biznes të vogël, që oligarkët apo përbindëshat e bregdetit e shohin si kërcënim për investimet e tyre strategjike, titull i cili shpesh jepet në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke iu rrëmbyer pronat pronarëve të ligjshëm apo edhe duke përvetësuar pasuritë publike të shtetit”.

“Korrupsioni në këtë institucion ka kapur majat, madje është faktuar se lekët ndahen me shefen e madhe, mercenaren e Edi Ramës, e cila shkoi përsëri në këtë detyrë, kur u desh të ndërmerrej një nga aksionet më të paligjshme e më flagrante të shembjes, siç ishte rasti i resortit Prestige e shumë raste të tjera, të shembjes së banesave të qytetarëve të Tiranës, të cilët në mëngjes zgjohen me zhurmën e fadromës përpara dyerve të tyre”, theksoi Caka.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights