Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi dhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili kanë reaguar në lidhje me rrëzimin e kërkesën së opozitës për përjashtimin nga seancat plenare të ministres Elisa Spiropali.
Bylykbashi tha se “11 deputetë të parlamentit të Shqipërisë kërkuan ditën e premte përjashtimin nga seancat e parlamentit të deputetes dhe ministres për marrëdhëniet me parlamentin Spiropali, për gjuhën e papranueshme të saj në seancën e fundit ndaj deputetëve të Shqipërisë”.
Ai tha se kërkuam që të përdoret i njëjti standard që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës.
“Është marrë vendimi nga parlamenti, nga shumica për të rrëzuar këtë kërkesë. Është tregues i qartë i dy standardeve që kjo mazhorancë që Edi Rama po përdor qartazi duke përdorur rregulloren kuvendit të Shqipërisë si dhunim ndaj të drejtave të opozitës, me qëllimin e vetëm për të bërë të pamundur që deputetët e opozitës të jenë prezent në sallë, të ngrenë problemet, të kërkojnë atë që është detyra e tyre, kontrollin e qeverisë.Kemi bërë vetëm një gjë. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, mocionin me debat, seancat e pyetjeve si instrumente që na i garanton Kushtetuta në interes të zgjedhësve për të kontrolluar Edi Ramën. Për çfarë? Për skandalin e jashtëzakonshëm McGonigal. Atë që është kaq i rëndë, saqë edhe vetë autoritetet gjyqësore e shohin të nevojshme që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të tronditjes së madhe që shkakton. Pra, Edi Rama është pjesë e këtij skandali. Ne kërkojmë llogaridhënien e tij, kërkojmë qe parlamenti të hetojë deri në fund. Këtë kemi kërkuar, për këtë jemi përjashtuar tashmë. Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën për përjashtimin e Elisa Spiropalit për gjuhën e papranueshme dhe shkeljen e rregullave të parlamentit ndaj deputetëve të Shqipërisë e rrëzuar, ndërkohë që deputetët e opozitës përjashtohen. Janë rreth 27 deputetë të cilët janë përjashtuar. Edi Rama, sigurisht që përfaqësohet nga Elisa Spiropali është simboli dhe lapidari i të gjithë dhunës verbale dhe dhunimit të parlamentit të Shqipërisë. Sigurisht që nuk presim asgjë prej tyre, por për ta kuptuar qartë dyfytyrësinë dhe dy standardet e kësaj mazhorance ne nuk presim që të gjejmë zgjidhje nga kjo, por ta kuptojnë shqiptarët”, -tha Bylykbashi.
Nënkryetari i PL, Petrit Vasili tha se gjuha e papërshtatshme e përdorur nga disa zyrtarë socialistë në Kuvend tregon standardin e tyre, të cilët sipas tij po mundohen të eliminojnë deputet e opozitës që kryeministri të mos japë llogari për çështjen “McGonigal”, por të fshihet.
“Në parlament ne kemi pasur një kryeministër që e shndërroi parlamentin në një vatër të mafies, një ministër gojë pise një parlament që përdor fyerje ku kryeministri i drejtohet deputeti me palaço, ndërkohë për këta nuk ka dënime, të njëjtin provokim bën edhe Balla i grupit parlamentar të dini se këta janë dhunues të rregullores. Rasti i fundit me këtë Spiropalin se Don Kishotin e bëri shqiptar tregon më së miri se kush është standardi i tyre këta kanë iluzion që duke eliminuar fizikisht deputetët e opozitës në kuvend të mos thuhen të vërtetat. Se kur përdor këto standarde nuk ke më fytyrë por ke surrat kjo erdhi qe Edi Rama të fshihet në vrima për të mos dhënë llogari për aferën McGonigal, për të mos parë në sy atë që bën zyrën e kryeministrin çerdhe mafioze. Treshja Rama, Nikolla, Balla janë nën akuzë publike për marrjen nën kontroll të parlamentit, votojnë si duan por kanë vetëm një objekt, mafien, oligarkët ndaj dhe protesta në parlament dhe kudo janë kanë vetëm një objektiv, rikthim të ligjit, vendimin për shpalljen e Spiropalit me etikë të jashtëzakonshme është standardi i Rilindjes”, tha Vasili.