Një grua shtatzënë, dyshohet se ka mbetur e vdekur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare.
Jo zyrtarisht mësohet se gruaja është vrarë me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se ekipi mjekësor konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeçare.
“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”.
“Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha Ahmeti.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.