Bashkimi Evropian shpreh shqetësim serioz për përdorimin e përhapur të paraburgimit arbitrar nga autoritetet iraniane për të shtypur zërat kritikë brenda vendit.
Këto paraburgime janë ”në shkelje të detyrimeve të Iranit sipas Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike”
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve iraniane të lirojnë të gjithë ata që janë ndaluar padrejtësisht për ushtrimin e të drejtave të tyre themelore, duke përfshirë lirinë e shprehjes dhe të tubimit”, theksoi përfaqësuesja e Lartë e BE-së në lidhje me arrestimin dhe paraburgimin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut.
