Krishtlindjet janë një mundësi e mirë për të bërë një “pauzë” të vogël nga problemet me të cilat përballemi, për aq sa kjo është e mundur, për t’u takuar me të afërmit dhe miqtë dhe për të shijuar ngrohtësinë dhe frymën e ndritshme të ditëve festive.

Kështu bëri edhe familja e Bruce Willis, i cili mban marrëdhënie të shkëlqyera me ish-bashkëshorten, Demi Moore dhe vajzat e tyre, pavarësisht familjes së re që ka krijuar me Emma Heming.

E shkuara dhe e tashmja ishin të gjithë bashkë, me vajzat dhe qentë e tyre dhe rezultati konfirmon se edhe pas një divorci të dhimbshëm, me kalimin e kohës tensionet familjare mund të zbuten dhe mund të ndërtohen marrëdhënie që në të kaluarën do të dukeshin të paimagjinueshme.

Në një seri fotosh shohim Bruce Willis në momente të rralla pas diagnozës së tij me afazi, ku duket i buzëqeshur si çdo baba. “ Ne jemi familje! Nisim festat! 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights