Ibiza u përfshi nga një breshër i pazakontë, i cili konsiderohet si një fenomen i rrallë në ishullin spanjoll. Megjithatë, stuhitë kanë goditur pjesë të Spanjës lindore dhe jugore gjatë javës së kaluar.
Shirat e rrëmbyeshëm përmbytën shumë zona në vend, ku humbën jetën edhe tre persona. Ndërsa lumenjtë dolën nga shtrati dhe rrëmbyen makina e motoçikleta. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet, me përjashtim të rasteve emergjente.
Për shkak të reshjeve të dendura, edhe në Valencia është lëshuar alarmi i kuq për qytetarët. Situatë të vështirë po përballon edhe New York. Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për stuhi dimërore deri në natën e Vitit të Ri. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit në këto kushte të këqija atmosferike.
