Në ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, i pranishëm kryeministri Edi Rama.
“Ndodh që sot është Bajram, një ditë e shenjtë, festë kombëtare që pritet nga të gjithë shqiptarët pavarësisht besimit të tyre. Në një ditë të rrënjosur që u përket të gjithëve, e mbi të gjitha kujtesës së përbashkët shpirtërore të njerëzimit, një histori që rrugëton në kohë, e që mbërrin me një rëndësi të patjetërsueshme në zemër të asaj që jemi sot. Ibrahimi, ka një vizion që përsëritet, kur një ëndërr shndërrohet në udhëzim, në një mesazh e urdhër hyjnor. Bëj si je urdhëruar, do më gjesh nga të duruarit! E kështu At e bir ecin drejt së pamendueshmes, jo me frikë, por në paqe.
Besim rrënjësor e ashtu siç në momentin që ngrihet tehu, shfaqet një qingj, profecia përmbushet jo përmes vdekjes, por dorëzimit. Posesiviteti, iluzioni e kontrolli e çka mbeti ishte oferta më e qëndrueshme nga të gjitha. Lidhja mes ëndrrës e besimit, kjo është ajo që festojmë sot. Jo pushtetin për të marrë, por hirin për të dhënë. Jo ofrimin e mishit, por të vetes. Të gjithë e dimë, Shqipëria është një vend që tërheq arkitektët më vizionarë”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.
Këtë festival të arkitektëve e cilësoi një “Bajram shpirti”. Sipas tij, kjo fushë ka prekur majat në vendin tonë, edhe në raport me kontinentin.
“Miq të dashur të ftuar, arkitektë, ju uroj mirëseardhjen e ngrohtë këtu, në zemrën pulsuese të Tiranës, në një Shqipëri që ofron arkikteturë sa gjithë Europa bashkë. Nisim një aventurë të re, për të ofruar një hapësirë në formë shpirtërore, ku dëgjohen arkitektët. Hapi tjetër për t’u hedhur apo për t’u shmangur”, shtoi më tej.
Emrin e festivalit “Bread & Heart” e përshkroi kështu:
“Jemi këtu për të vënë një bast shumë të fortë, si një katalizator në një shoqëri që duhen rinegociuar marrëdhëniet. Kemi gjetur një emër për hapësirën që kemi nisur të krijojmë, Festivali “Bukë e Zemër”. Kjo shprehje është trinia e shenjtë e Shqipërisë, një kod nderi për të mirëpritur udhëtarë e të huaj, jo më pak së bukë për stomak, kripë për shije e çka ka më rëndësi, zemër!”, tha kreu i qeverisë.