Tifozët e Brazilit nuk do të shohin që një trajnerët më të mirë në botë të drejtojë Seleçaon.

Ditët e fundit ishte përfolur që Pep Guardiola do të merrte drejtimin e pesë herë kampionëve të botës, por trajneri spanjoll ka rinovuar edhe me dy sezone të tjera kontratën me skuadrën e Manchester City.

Lajmin e zyrtarizoi pak minuta më parë britanike, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Guardiola do të qëndrojë në stolin e skuadrës së “citizens” deri në vitin 2025, ndërkohë që kontrata e mëparshme skadonte në fund të këtij sezoni.

Trajneri spanjoll ndodhet te Manchester City që prej vitit 2016.

 

“Ky rinovim është një konfirmim i një rrugëtimi të mirë që ne kemi arritur deri më tani.

Të dyja palët ndihemi komod, si klubi ashtu edhe unë, njësoj sikur firmosëm për herën e parë.

Falënderoj klubin për besimin që ka dhe mundësinë që më jtpe për të bërë sa më mirë punën time”, tha Guardiola.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights