if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Screenshot 3 12 696x433

Shqipëria është përfaqësuar sot në Kampionatin Botëror të Mundjes për të rritur që po zhvillohet në Zagreb me dy përfaqësuesit e parë të Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov.

Në kategorinë 61 kilogramë, debutimi i Zelimkhan Abakarov rezultoi pozitiv. Ai mposhti me rezultat të pastër 3-0 turkun Emrah Ormanoglu, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër.

Ndërsa në peshën 70 kilogramë të stilit të lirë, Islam Dudaev u mposht që në ndeshjen e parë, duke pësuar një humbje të thellë 9-1 ndaj hungarezit Ismail Musukaev i vili është kampion bote.

Rezultat zhgënjyes ky, pasi mundësi kuqezi vetëm një vit më parë fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Pavarësisht humbjes në sfidën e parë, ekziston mundësia që Dudaev të ‘ripeshkohet’ në vijim të këtij turneu.

Në Botërorin e këtij viti, Shqipëria do të përfaqësohet edhe nga mundësit Chermen Valiev, Gjete Prenga dhe Albina Drazhi, të cilët do të zbresin në tapet në ditët në vijim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights