Lufta ne ukraine1 5

 Dy viktima dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i një sulmi me raketa në kryeqytetin e Ukrainës Kiev, i cili u mbulua nga një valë e madhe tymi dhe flakësh të shkakruar nga një valë bombardhimesh

Sipas ushtrisë ukrainase, forcat ruse përdorën raketat Kinzhal dhe Iskander në këto sulme.

Shpërthimet erdhën pasi forcat ajrore ukrainase paralajmëruan për një sulm të afërt me raketa balistike. Qytetet ukrainase janë duke u përballur me sulme të vazhdueshme raketore dhe me dronë, ndërsa forcat ukrainase, të pakta në numër dhe armë, po hasin në vështirësi për ta frenuar përparimin e shpejtë të ushtrisë ruse në lindje të vendit. Prej këtij sulmi raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike 600.000 banorë, ndërsa u dëmtua edhe një spital

Sulmet e orëve të para të kësaj të premteje pasuan deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin, që e ftoi Ukrainën një ditë më parë një një “duel të teknologjisë së lartë” ku thoshte se ishte i gatshëm të tregonte superioritetin e raketës së re hipersonike balistike të Rusisë. Sipas Putin raketa Oreshnik, nuk mund të shkatërrohet nga mbrojtjet ajrore të vendeve perëndimore që furnizojnë Kievin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights