Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit theksoi se kërkesat e opozitës u rrëzuan. Gjithashtu ai theksoi se Konferenca e Kryestarëve sot konsumoi një tjetër akt të pengimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në familjen europiane.
Një thirrje e bëri edhe për shqiptarët që të bashkohen në protestë më 17 prill.
“Afera është identifikuar nga drejtësia shqiptare si produkt i grupit të strukturuar kriminal, kërkesat tona për interpelancë me ministrat u refuzuan.
Vetëm unë kam bërë kërkesë për interpelancë me ministrin e Bujqësisë sepse duhet të japë llogari sepse për të 3 vitin radhazi janë bllokuar fondet e IPARD, arsyeja ishte sepse ministri na qenka me vizita turistike jashtë.
Dhe tani en duhet të presim të mbarojë vizitat e tij turistike nëpër botë.
Dhe interpelanca tjetër ishte për ministrinë Shëndetësisë lidhur me një rast tragjik për mënyrën se si funksionon sot një mënyrë kriminale, paguar ose vdis”, tha ndër të tjera ai. Po ashtu dy kërkesat Komisione hetimore, u rrëzuan , po meraku i mazhorancës ishte se mos kërkesa interferonte në hetimet e zonjës Balluku”
