2 13 1024x578

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka nisur sot një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga homologia e tij, Gordana Siljanovska-Davkova.

Kjo e fundit ka marrë e para fjalën në një konferencë të përbashkët për shtyp dhe mes shumë temave, u ndal tek kalimet kufitare. Presidentja e RMV-së theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes palëve për të gjetur një zgjidhje mbi pikat e bllokuara nga kamionët.

Nevojitet aktivitet i përbashkët infrastrukturor si dhe lidhje e ndërsjelltë infrastrukturore. Duhet të lehtësojmë procedurat nëpërmjet bashkëpunimit tejkufitar. Këtu siç e dini shembull i mirë janë bashkëpunimi i drejtorive të përgjithshme doganore të dy shteteve tona, të cilat gjejnë zgjidhje për zhvillimin e papenguar të transportit për shkak të bllokadës në pikëkalimin kufitar në Qafë Thanë dhe Bllatë.”, tha Gordana Siljanovska-Davkova.

Po ashtu, presidentja e RMV-së u shpreh se integrimi i dy vendeve në BE, ishte pjesë e diskutimeve në takimin e saj me homologun shqiptar, ku pranoi se Shqipëria ishte më pranë.

“Ndër temat e tjera kryesore është edhe ajo që ka të bëjë me perspektivën europiane. Ajo është më afër Shqipërisë tani. Unë megjithatë në çdo takim shpreh kënaqësinë time për këtë.

Për sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, unë shoh hapa evropianë edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Kuptohet që fort jemi të përcaktuar dhe vendosur për BE-në. Anëtarësimi realizohet me reforma, veçanërisht me sundimit të së luftës, luftën ndaj korrupsionit dhe forcimin e institucioneve të së drejtës.“, tha Gordana Siljanovska-Davkova.

Ajo u shpreh se gjithmonë e takonte me kënaqësi presidentin shqiptar për shkak të temave që diskutojnë, si dy profesorë.

“Mua gjithmonë më gëzojnë takimet me zotërinë Begaj, edhe pse ai nga vokacioni është mjek ndërsa unë jam juriste. Ne të dy jemi profesorë dhe bisedojmë për gjëra të rëndësishme për botën, parimet, vlerat, gjëra filozofike, ndaj ishte kënaqësi për mua të pres dhe uroj mirëseëardhjen zotit Begaj.”, u shpreh presidentja maqedonase.

Më tej ajo shtoi se “Marrëdhëniet e ngushta miqësore krijohen përmes respektit të ndërsjelltë, besimit, partneritetit dhe vizionit të përbashkët.”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights