Biotina është një vitaminë që tretet në ujë.
Ajo është pjesë e kompleksit të vitaminave B dhe ndryshe njihet si vitamina H.
Organizmi ka nevojë për biotinë që të transformojë ushqyes të dobishëm në energji.
Ajo është e rëndësishme sepse është një përbërës i rëndësishëm i enzimave të trupit.
Këto të fundit shpërbëjnë yndyrën dhe karbohidratet në trup.
Simptomat E Mungesës Së Biotinës
Biotina gjendet në sasi të vogla tek ushqime si prodhimet e bulmetit, qumështi, kosi, djathi, por edhe veza, banania, arrorët si bajamet, arrat, lajthitë, salmoni, etj
Mungesa e biotinës vërehet pas hollimit të flokëve dhe acarimit e skuqjes së lëkurës në zonën përreth syve, hundës dhe gojës.
Simptoma të tjera përfshijnë: depresionin, plogështinë, haluçinacionet, mpirje të krahëve dhe këmbëve.
Ka të dhëna shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, sipas të cilave diabeti mund të shkaktojë nivele të ulëta të biotinës.
Nivelet e biotinës mund të ulen tek gratë shtatzëna, njerëzit që ushqehen keq, ata që kanë pësuar një rënie të madhe në peshë dhe duhanpirësit.
A Janë Të Sigurtë Suplementët E Biotinës
Ekspertët shpjegojnë se marrja e suplementëve të biotinës mund të ndërhyjë në analizat e ndryshme të gjakut,
Ajo mund të jetë shkaktare e diagnozave të gabuara apo të munguara.
Kjo është arsyeja përse ekspertët rekomandojnë që përpara kryerjes së analizave të gjakut, të informoni mjekun për marrjen e mundshme të suplementëve.
Suplementët e multivitaminave përmbajnë sasi të ulëta të biotinës që nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin e analizave të gjakut.
Dozat E Duhura Të Biotinës
Ndonëse nuk ka një sasi ditore të rekomanduar të biotinës, ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org mendojnë se dozat e përshtatshme janë 30 mikrogramë për të rriturit mbi 18 vjeç dhe gratë shtatzëna.
Gratë lehonë mund të marrin 35 mikrogramë.
Foshnjave deri në 12 muaj mund t’u jepet 7 mikrogramë biotinë.
Fëmijëve deri në 3 vjeç mund t’u jepet 8 mikrogramë, fëmijëve deri në 8 vjeç 12 mikrogramë, fëmijëve deri në 13 vjeç 20 mikrogramë dhe adoleshentëve 25 mikrogramë.