SALI BERISHA

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter në Budestagun Gjerman peër Shqipërinë, në selinë e PD, kreu i demokratëve, Sali Berisha tregoi detaje nga biseda. Në një dalje për mediat Berisha tha se i kishte raportuar të gjitha problematikat zyrtarit të lartë të CDU-së dhe shqetësimet që ka sot opozita dhe vendi.

“E njoha me të gjitha pikëpamjet e opozitës me këto zhvillime dhe e sigurova se ne qëndrojmë të vendosur në projektin e integrimit të Shqipërisë në Europë, si projekti më i mirë, projekti për të ardhmen më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Natyrisht e njoha edhe me pengesat e mëdha, serioze, shumë të mëdha, me gjendjen e bllokimit të plotë të sistemit të drejtësisë, kartelet e drogës dhe fuqinë e tyre shumë të madhe për shkak të lidhjeve të niveleve më të larta dhe vështirësi të tjera me të cilat ne përballemi, por edhe vendosmërinë tonë për të vazhduar përpjekjet në këtë vend që të realizojmë projektet që kemi.

Faleminderit shumë dhe njëherë zoti Beyer për të gjithë mbështetjen dhe interesin tuaj për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Berisha.

Ndërkohë Beyer u shpreh se në bisedë me kryedemokratik është folu mbi procesine integrimit të vendit.

“Kemi pasur një bisedë shumë frytëdhënëse, folëm për procesin e integrimit në BE.

Vizitoba edhe SPAK dhe deiseduam me anëtarë të qeverisë.

Duhet transparencë dhe qasje të hapur ndaj sistemit gjyqësor të këtij vendi. Këtë folëm, dhe në lidhje me atë që mund të bëjmë për të mirën e shqiptarëve”, tha mes të tjerash ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights