Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave u betuan sot përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave, ministrat e rinj u betuan me dorë në Kushtetutë.
Albana Koçiu u betua në postin e zv/kryeministres.
Ferit Hoxha u betua në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.
Besfort Lamallari u betua si ministër i Punëve të Brendshme.
Ermal Nufi u betua si ministër i Mbrojtjes.
Toni Gogu u betua si ministër i Drejtësisë.
Enea Karakaçi u betua si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Erjona Ismaili u betua si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar u propozuan nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së në 26 shkurt.
Presidenti Begaj dekretoi më datë 4 mars ndryshimet në kabinetin qeveritar, të cilat u miratuan dje me shumicë votash nga Kuvendi.
