Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) zhvillon sot, më 30 korrik, seancën për shqyrtimin e ankesës së Adriatik Lapajt, i cili kundërshton vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Celibashi ka vendosur që mandati t’i kalojë kandidates së katërt në listën e mbyllur, Kleana Xhuveli, e cila është kushërira e Lapajt.
Por kreu i koalicionit kërkon që të njihen në bllok dorëheqjet e kandidatëve më sipër në listë, duke pretenduar se mandati i takon atij.
Ky vendim ka shkaktuar përplasje të brendshme mes drejtuesve të koalicionit dhe ka ndezur debat politik, për shkak të ndikimit që mund të ketë në përfaqësimin parlamentar të kësaj force politike.
Seanca në KAS nis në orën 12:00, sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së.
