Besa fitoi 2-3 në transfertë kundër Luftëtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë së Parë.
Kavajasit mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë me golat e realizuar nga Chinedu në minutën e 24-t dhe Kapo në të 40-ën.
Gjatë fraksionit të dytë, vendasit barazuan përkohësisht shifrat përmes Nyanguila-s dhe Cerenit. Në minutën e 84-t, Besa mbeti me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të Spahiut me karton të kuq.
Pavarësisht inferioritetit numerik, Chinedu shënoi golin e fitores në minutën e 90-të, para se të ndëshkohej edhe vetë me karton të kuq tre minuta më vonë.
Pas këtij rezultati, Besa ngjitet në vendin e gjashtë me 34 pikë, ndërsa Luftëtari mbetet në vendin e fundit me 22 pikë.
