if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Besa duro 1024x694

Ndryshime ne stolin e Besës. Kavajasit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Emiljano Çela.

Nisja e dobët e sezonit në Kategorinë e Parë, me dy barazime, ka rezultuar fatale për Çelën, të cilit i është komunikuar largimi nga drejtimi i verdhezinjve.

Te Besa nuk kanë humbur kohë dhe kanë zgjedhur menjëherë trajnerin e ri. Drejtimi i ekipit i është besuar një emri të njohur për futbollin shqiptar.

Shpëtim Duro ka marrë drejtimin e kavajasve, synimi i të cilëve është rikthimi në elitën e futbollit shqiptar.

Sezonin e kaluar Besa i shkoi shumë afër ngjitjes, por nuk ia doli dot, pasi u mposht në “play off” nga Pogradeci.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights