Ish-kryeministri Sali Berisha, në një
bashkëbisedim  online me qytetarët ,
deklaroi se në Shqipëri, votimi duhet të bëhet me detyrim per te shmangur
blerjen e votes.  


Ai u shpreh se një hap i tillë do të pamundësonte
shit-blerjen e votës, ndërkohë që solli raste të suksesit në Australi apo
Greqi.

“Votim i detyrueshëm, se shmang blerjen e votës, se
njëra anë është merr këto para dhe mos dil në votim dhe një tjetër merr këto
para dhe voto për mua. Nëse vihet votim me detyrim, siç e ka Greqia dhe
Australia, Rama nuk e pranon se e quan kinezeri Kodin Zgjedhor dhe pranon
standarde që i lejon atij të manipulojë dhe kontrolloj votën e shqiptarëve”,
tha Berisha.

 Ai tha
se   zgjedhjet u blene hapatazi  nga mazhoranca .

Zgjedhjet u blenë haptazi, sepse mbi 100 mln euro u
shpërndanë për asfalte, zhavorre e rindërtime.

Disponojmë dokumente që në qendra votimi me dhjetëra
votues figurojnë se kanë votuar ndërkohë që figurojnë se janë jashtë vendit. Po
bëjmë një analizë serioze në zotimin se do mbrojmë votat e shqiptarëve. Do
marrim të gjitha vendimet, sepse këtu vendime të vërteta veçse farsë, nuk ka.

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights