Berisha18

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në protestën kombëtare të opozitës përpara kryeministrisë.

Berisha: Dhe për këtë keni falënderimin tim. Revolta juaj në protestën e kaluar dha një sinjal të qartë se ne nuk tolerojmë grushtin e shtetit për të mbrojtur vjedhjet e Ramës dhe Lubisë së tij. Përçojani atë hajdut dhe mos e mbroni. Edhe grushti i dytë do të dështojë. Shkurti është muaji kur ne zvarritëm diktatorin, muaji kur do të çlirojmë Shqipërinë.

Me guximin tuaj morët gazin dhe helmin dhe ia hodhët kriminelëve. Shpëtuat nderin e çdo shqiptari. Me trimërinë tuaj u bëtë lajm kryesor në Europë dhe në botë. Rezistuat ndaj helmimit të skaduar dhe u përballët dhëmb për dhëmb me regjimin. Ky grusht shteti dështoi. E denoncuam atë edhe në kancelaritë më të larta të Europës.

Në fakt, po bëja detyrën time: po denoncoja në arenën e demokracisë europiane Ramën si ndërtuesin e narkoshtetit të parë në Europë. Kjo është opozita e vërtetë. Revolta juaj është zëri i ndërgjegjes së qytetarëve, zëri i ndërgjegjes kombëtare. Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe shqiptarët kudo që janë.

Thonë shumë gjëra kundër nesh. Na sulmojnë ditë e natë me banalitet në televizionet e qeverisë. Ne parandaluam grushtin e shtetit më të rrezikshëm në historinë e Shqipërisë. Nuk e kemi fituar ende luftën. Rama i ka shpallur luftë drejtësisë. Nëse duam ta çojmë këtë betejë deri në fund, ka ardhur koha që Edi Rama, i cili tentoi grushtin e shtetit, ta shpallim armikun jo vetëm më të pamëshirshëm, por edhe më të rrezikshëm për shqiptarët dhe për Shqipërinë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights