14 1 696x539

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndërsa mori fjalën në seancën plenare të Kuvendit u ndal tek kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Ndërsa grupi parlamentar i PD-së ka nxjerrë raportin që kërkon heqjen e imunitetit, Kuvendi pritet të marrë në shqyrtim dy raportet, edhe atë të mazhorancës në seancën plenare të 12 marsit.

Berisha kërkoi nga foltorja e Kuvendit që kërkesa të merret në shqyrtim dhe të votohet sa më parë.

Kreu i PD-së u kërkoi deputetëve të PS-së të mos keqpërdoren në mënyrë ekstreme sipas tij, duke mbrojtur Ballukun.

“Po hetohen nga të gjitha palët e interesuara. Po ju ç’po tregoni? Po zhvisheni lakuriq para shqiptarëve dhe botës si skllevër të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Ndaj, vuri në dukje ai, “silleni këtu sot t’i heqim imunitetin, t’i japim autorizim prokurorisë së veprojë sipas ligjit dhe Kushtetutës”.

“Ky është i vetmi veprim. Nuk duhet kjo seancë të mbyllet pa u paraqitur këtu raportet”, përfundoi Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights