Ff111f52 232b 4bbf a8c3 e030a2dca450 675x450

Berisha nënvizoi se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin vetëm një shkelje e thellë e parimeve demokratike dhe Kodit Zgjedhor, por një farsë e plotë elektorale, e zhvilluar nën kushte terrori politik, keqpërdorimi të institucioneve dhe ndërhyrjeje kriminale.

Ai solli në vëmendje një sërë faktesh që sipas tij dëshmojnë një model sistematik manipulimi zgjedhor, përfshirë:

• Blerje masive votash përmes përdorimit të fondeve publike dhe kontratave të paligjshme;

• Aktivizimin e rrjetit të patronazhistëve të Partisë Socialiste dhe keqpërdorimin e të dhënave personale për presion elektoral;

• Infiltrimin e grupeve të krimit të organizuar në procesin zgjedhor në mbi 10 qarqe dhe mbi 20 bashki, në mbështetje të rreth 30 kandidatëve të PS-së;

Eurodeputeti Rihards Kols u shpreh i mirëinformuar për zhvillimet në Shqipëri dhe shfaqi interes përndjekjen e problematikës të cilat kapërcejnë kufijtë e Shqipërisë, si nëpërmjet pyetjeve për Komisioneret e KE ashtu edhe ngritjes së një misioni faktmbledhës (fact-finding mission) në Shqipëri për të vlerësuar drejtpërdrejt situatën në Shqipëri.

Në takim u theksua se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk mund të ecë përpara pa rikthimin e standardeve demokratike, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe ndarjen e pushteteve si themel i një sistemi funksional demokratik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights