Whatsapp image 2025 06 26 at 11.01.29 scaled

Kryetari i Partisë Demokratike nga foltorja e Parlamentit është shprehur se, Kryeministri Edi Rama, sot ka marrë epitetin e merituar si “Ramaduro” i Europës.

“Kreu i partisë së krimit mori epitetin më në fund më të merituar si Ramaduro i Europës dhe gazetari i mirënjohur Njuman shtjelloi pyetjen e tij: Zoti Berisha, na fol pak për situatën në Shqipëri dhe Ramaduron. Pra, është bërë famoz për dy aspekte kryesore, për narkoshtetin dhe farsën elektorale. Ju nuk festuat dot fitoren kallp me farsë sepse këtë verë në Bruksel, në Strasburg dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës. Kështu që në qoftë se në Shqipëri, ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë”, tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha u ndal edhe tek zgjedhjet e 11 majit, për të cilat si herët e tjera u shpreh se kanë qenë një farsë elektorale. Kreu i demokratëve theksoi se autopsia që po i bëhet procesit të farsës elektorale tregon kriminalizmim nga kreu i piramidës tek punonjësi patronazhit të partisë.

“Pra, narkoshteti i parë dhe i vetëm po kundërmon sot çdo ditë e më shumë në rajon, në Europë dhe në botë. Autopsia që po i bëhet procesit të farsës elektorale tregon kriminalizimin nga kreu i piramidës tek punonjësi patronazhist i piramidës suaj. Tregon se zbatuat një piramidë mashtrimi, falsifikimi, trillimi dhe kjo ishte farsa elektorale. Përdorët metodat më të turpshme që mund të jenë përdorur ndonjëherë në ndonjë vend. Zhvilluat zgjedhjet si në Zimbvabve 30 vite më parë dhe pastaj të mos quhet Ramaduro. Në disa aspekte ia kalon edhe Maduros se ai u ankua se mafia shqiptare po më ndërhyn në punët e veta. Por, u pa gjithashtu se Shqipëria është vendi i shtetit monist, i shtetit elektoral. Pardje në Strasburg, asambleja parlamentare e Këshillit të Europës kërkon ndarjen e partisë nga shteti, çka nënkupton sundimin e partisë shtet në këtë vend”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights