Teksa në Shqipëri po zhvillohet seanca plenare, kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Bruksel, ku po denoncon atë që e cilëson “farsë elektorale”. Në tryezë me kryesinë e PD në kryeqytetin belg, ai rreshtoi “aktivitetin” e bandave kriminale në vend, që sipas tij drejtojnë edhe procesin elektoral.
“Në 2020-ën, Edi Rama u ka dhënë portin Troplinve, që janë banda më e fuqishme. Porti i Durrësit, është port i lirë për kokainën.
Ndërkohë Elbasnain e kontrollon karteli Çela, që kontrollon heroinën që vjen nga Turqia, Afganistani e nga këto vende. Janë zotër të padiskutueshëm të qyteteve dhe gjykatave.
Sara Milen që nuk ia kishte dëgjuar kush emrin, kurrë! Por është e martuar me një njeri të lidhur me bandat.
Shkodra pastaj ka Bajrit, me nja 10 ose 12 vrasje, të regjistruara”, tha Berisha.
Edhe dje, 4 qershor, Berisha e paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, se “farsa elektorale” nuk do të pranohet, pa përjashtuar shanset për protestë të diasporës para institucioneve të Bashkimit Evropian.