Berisha1 5 1024x583

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka vlerësuar raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar atë si “më damkosësin në 33 vite” për farsën elektorale të Edi Ramës.

“Te raporti i OSBE ODIHR rreshtohet batërdia zgjedhore në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Asnjë raport tjetër nuk ka pasur aq shumë shkelje e manipulime, sa ai për zgjedhjet e 11 majit”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se raporti evidenton përdorimin e të gjitha resurseve të qeverisë dhe shtetit për të favorizuar qeverinë dhe për të grabitur zgjedhjet.

Berisha tha se lajmi për arratisjen e Tom Doshit nuk është i vërtetë, duke shtuar se informacionet e “SKAP-it të partisë” flisnin për urdhër-arrest. “Tom Doshi nuk është arratisur, por është gënjeshtër që është përhapur nga SPAK, që është faktikisht Qendra Kombëtare e Shpifjeve”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së foli edhe për skandalin e Aeroportit të Vlorës, të cilin e përshkroi si ngjarjen më të madhe të korrupsionit të qeverisë.

“Një skandal ka shpërthyer këtë javë dhe ky është skandali i aeroportit të Vlorës, që tejkalon çdo skenar tjetër të zhvilluar deri më sot, por edhe çdo skenar filmash. Edi Rama, Belinda Balluku dhe Taulant Balla janë angazhuar me gjithë pushtetin e tyre në favor të një ortaku, e fakti që gjithë qeveria futet për një ortak, do të thotë se është ortak vetë”, u shpreh Berisha.

Ai nënvizoi se shoqëria shqiptare duhet të ngrihet për të mbrojtur votën e lirë dhe tha se raporti i OSBE ODIHR ofron një bazë frymëzuese për mbrojtjen e të drejtave demokratike.

“Kush aspiron votën e lirë, ka një bazë frymëzuese në ligjin ndërkombëtar, tek raporti i OSBE ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri. Tani i takon opozitës dhe shqiptarëve të japin verdiktin e vet”, përfundoi Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights