WhatsApp Image 2026 02 05 at 12.47.51 1024x682

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj kryeministri Edi Rama se nuk do t’ia heqë mandatin ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të mbrojtur veten. Në konferencën për shtyp, Berisha u bëri një thirrje qytetarëve që të dalin në protestë më 10 shkurt.

“Edi Rama nuk do pranojë kurrë të heqë imunitetin e Lubi Ballukut dhe kjo vetëm e vetëm se ai dorëzon në atë moment edhe imunitetin e tij. Ai është i gatshëm me çdo çmim të mbrojë se i takon të kalbet burgjeve ndoshta edhe 30-40 vite me aferat e tij korruptive. Qytetarë është fjala juaj, është guximi juaj, është zemërimi juaj”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve tha se Strategjia e PD është beteja deri në rrëzimin e Edi Ramës.

“Edi Rama nuk ka më legjitimitet”, shtoi ai.

Ai denoncoi edhe rrugën Qukës-Qafë Plloçë, ku shpreh se po shembet në çdo segment.

“Pra, ajo vallja Rama-Balluku me daulle dhe gërneta në inaugurimin e saj, ishte një show i turpshëm sepse rruga, sipas supervizorit, nuk plotësonte kushtet për t’u marrë në dorëzim. Dhe megjithatë ai që e ndërtoi, merr edhe disa milionë të tjera për mirëmbajtje. Dhe nga mirëmbajtja, siç e shihni ju, ajo shembet në çdo segment”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights