Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit parlamentar u shpreh se kryeministri Edi Rama është i pashpresë përballë aferës McGonigal

“I ngërthyer dhe i pashpresë në “RamaGate” , Edi Rama beson dhe mendon apo ka vendosur që ta kapërcejë këtë skandal duke paralizuar hetimin parlamentar, duke paralizuar të drejtat e deputetëve , të drejtën  e fjalës.

Ua bëj të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë, se me këtë çështje me këtë skandal janë dëmtuar, interesat e mbarë shqiptarëve.

Shqiptarët janë dëshmitarë për mbështetjen që iu dha Ramës pavarësisht nga vjedhja e zgjedhjeve, apo grabitje e shfrenuara të fondeve buxhetit apo pasurive të shqitparëve dhe pas kësaj qëndronte dora e zezë e McGonigal”, tha ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights