Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi gjatë konferencës së tij për shtyp disa deklarata të kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar qeverinë për lidhje me individë të dyshuar nga grupet kriminale ndërkombëtare.
Berisha u shpreh se Rama, sipas tij, ka dhënë mbështetje direkte për vëllezërit Hysa, të dyshuar si pjesë e kartelit të drogës Sinaloa në Meksikë, duke i shpallur “investitor strategjik” dhe duke u dhënë leje për hotele 5 yje dhe kazino.
Ai theksoi se ky lloj trajtimi sipas tij u ka mundësuar këtyre individëve të operojnë në Shqipëri pa pagesë taksash për dhjetë vite.
“Flet vetë Rama, tregon se si i dha lincencën e hotelit, lejen për kazinonë dhe e shpalli investitor strategjik një nga anëtarët e kartelit më të fuqishëm të drogës në botë,” deklaroi Berisha në konferencën për media.
