Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediet, pas seancës plenare ku u votua për të kaluar me procedurë të përshpejtuar të draftmarrëveshjes për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, tha se akti është në shkelje të Kushtetutës.
Sipas tij, qëllimi është një përpjekje të mbuluar grushtin e shtetit në mbrojtje të Ballukut
“Një sqarim, kjo që shihni ju nuk është procedura e përshpejtuar. Kjo që shihni këtu është një akt që shkel në mënyrë flagrante nenet e Kushtetutës, që përcaktojnë afatin e një procedure të përshpëjtuar që nuk mund të jetë kurrë më e shkurtër se sa një javë.
Këta nuk kanë Kushtetutë, nuk kanë ligj, nuk kanë moral”, tha Berisha.
Sipas tij, “Arsyet e kësaj që ndodhi janë të shumta, por para së gjithash është grushti i shtetit që po konsumon Edi Rama me Gjykatën Kushtetuese, e cila sot për turpin e saj vendos për të shtyrë më tej mbrojtjen e Lubi Ballukut dhe zhvlerësuar kërkesën e prokurorisë speciale për pezullimin dhe arrestimin e saj”.
“Pra, këto që ndodhin janë një përpjekje për të zgjatur jetën, por unë kam bindjen më të thellë se qytetarët shqiptarë, ditën e shtunë në ora 5 do t’i japin përgjigjen më të merituar kreut të organizatës kriminale dhe vetë organizatës”, përfundoi Berisha.
