if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Whatsapp image 2025 07 15 at 13.57.17 1024x683

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediet këtë të martë, më 15 korrik, nga ku ka vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë socialiste për blerjen dhe manipulimin e votave në zgjedhjet e 11 Majit.

Berisha përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, që sipas tij “për të siguruar mandatin e katërt, përdori të gjitha llojet e krimeve elektorale të padëgjuara më parë”.

Në denoncimin e sotëm, Berisha shpjegoi atë që sipas tij qe skema e blerjes së votave në sektorin e Bujqësisë.

“Si u blenë votat me skemat në bujqësi? 1. Garancia sovrane për kreditë për SME në bujqësi. 2. Programi kombëtar për subvencionin në bujqësi. Edi Rama në skemën e parë premtoi 70 përqind garanci sovrane për kredi të buta në bujqësi për SME-të. Fondi 250 milionë euro nga 32 milionë euro që kanë marrë fermerët çdo vit. Skema është shpallur me datën 10 shkurt 2025.

Kodi zgjedhor, neni 91/4 dhe vendimi numër 9, viti 2020 i KQZ ndalon çdo lloj transaksioni dhe ndikimi në procesin zgjedhor. Kurse kjo skemë u aplikua gjatë fushatës zgjedhore nga ministrat Denaj, Ibrahimaj, Lubi Balluku, Mazniku dhe shumë të tjerë.

Më 10 shkurt 2025, Edi Rama njofton se garancia sovrane do mbulojë 70 përqind të principalit të kredisë. Faktikisht pra është një blerje masive votash. Pjesëmarrësit në atë takim ishin Anila Denaj, guvernatori i bankës, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AZHBR.”– deklaroi Berisha, i cili vijoi të përsëriste takimet e zhvilluara me Këshillin e Agrobiznesit, Bashkimin e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, Bashkimin e Prodhuesve, e me radhë të gjitha takimet e zhvilluara para zgjedhjeve lidhur me kreditë e buta në bujqësinë.

“Pra, siç e shihni, me skemën e garancisë sovrane, në kundërshtim flagrante me ligjin, me kodin, Edi Rama dhe ministrat e tij qarkuan Shqipërinë për të blerë vota.”– shtoi ish-kryeministri Berisha.

Kryedemokrati duke iu referuar kryeministrit Rama, përsëriti se ai është sipas tij “njeriu që shkatërroi bujqësinë shqiptare”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights