if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 348 1024x682

Kryedemokrati Sali Berisha ka lëshuar sot, 19 gusht, akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka caktuar për veten pensionin më të lartë në historinë e Shqipërisë, me një shumë prej 4 milionë lekësh në muaj.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ky vendim u mor në një kohë kur vendi digjej nga flakët.

“Kur Shqipëria digjej, Edi Rama i caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave, prej 4 milionë lekësh në muaj. Kjo do të thotë 48 milionë lekë në vit, ndërkohë që sipas INSTAT, pensioni mesatar vjetor në Shqipëri është vetëm 1.6 milionë lekë,” u shpreh Berisha.

Ai theksoi se pensioni i përcaktuar për Ramën është mbi 30 herë më i madh se mesatarja në vend, duke e quajtur këtë një veprim që i shkon vetëm “diktatorëve të rrallë”.

“Madje edhe presidentit ia caktoi më të ulët, 3.5 milionë lekë. Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit, pensioni i tij,” deklaroi Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights