9e87081f 4c67 4223 861a be13f2754eb7 675x450

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me kundërshtitë për listën e PD për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha ka theksuar se, si politikan, ai ka qenë gjithmonë një mbështetës i diversitetit të mendimeve dhe e ka pranuar atë me bindje të thellë, duke sqaruar se asnjë person nuk është hequr nga lista për shkak të mendimit ndryshe.

“Po të ndalesh si politolog nuk do të gjesh në 34 vite në skenën politike shqiptare një njeri si Sali Berisha që jo vetëm e pranon, por e parapëlqen diversitetin dhe këtë ta them me bindjen më të thellë. Asnjë njeri nuk është hequr dhe nuk mund të hiqet se Sali Berisha nuk mund ta toleronte atë për mendimet e tij ndryshe nga unë. Kurrë, nuk ndodh ajo.

Atë që e mendojnë këtë. Ndonjë prej personave që mund të ketë menduar se nuk është në listë për këtë arsye, ka gabuar, nuk mund të mbetet kush. Unë në fund të fundit, këtë jetë politike e kam nisur për motivin më themelor të pranimit të mendimit ndryshe. Kjo ka qenë.

Po të më kthesh në origjinë atje ku kam filluar, për mendimin ndryshe e kam filluar. E kam filluar për mendimin ndryshe, kur ai kushtonte ndonjëherë me çmim shumë të shtrenjtë. Nuk heq dorë unë nga ajo. Nuk më pozicionon mua kush se pse, kundërshton apo kritikon në pozicion që unë të them, se nuk të toleroj.

Mund të mendojnë, kjo është normale, por nuk është  e vërtetë”, u shpreh ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights