Berisha 1 1024x682

Kryetari i Partisë Demokratike në një konferencë për gazetarët është ndalur te pensionet në Shqipëri si një nga pikat më problematike dhe shumë të dhimbshme që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë.

Sali Berisha: Sot përsëri do ndalem tek njëri nga problemet më të mprehta, por edhe më të dhimbshme qëpërjeton shoqëria shqiptare, gjendja e pensionistëve në Shqipëri. Sot, pensionistët shqiptarë, të cilët 12 vite më parë merrnin pensionet më të larta se të gjitha vendet e tjera të rajonit, përfshi Rumaninë e Bullgarinë, janë katandisur me pensionet 2-3 herë më të ulëta se sa të vendeve të rajonit. Qëndrimi ndaj pensionistëve shqiptare ishte një qëndrim në kufijtë e çnjerëzisë dhe poshtërimit. Pensionistëve, të cilëve me ligj u takonte indeksimi, nuk iu është indeksuar as gjysma e inflacionit të këtyre viteve. Por ata kanë marrë edhe një tjetër goditje të fortë. Goditja tjetër e rëndë është se një pjesë e mirë e barnave janë hequr nga lista e rimbursimit, të domosdoshme për mjekimin e tyre të përditshëm. Së fundmi, qindra mijëra pensionistë kanë pasur një mbështetje nga fëmijët e tyre, familjarët e tyre jashtë vendit. Remitancat kanë pësuar një zhvlerësim në masën 35-40 përqind. Edi Rama ka ndjekur një politikë cinike dhe mashtrimi ndaj pensionistëve. Pasi iu mbajti kompensimin e 6 muajve të vitit të kaluar për t’ua paraqitur si bonus në dhjetor, ai ndau për buxhetin e shtetit të vitit 2025 gjithsej 16 milionë për indeksimin e tyre. E vërteta është që 16 milionë nuk indeksojnë më shumë se 40 përqind të inflacionit vjetor të këtyre qytetarëve. Edi Rama ndërmori një fushatë mashtrimesh të paskrupullta ndaj pensionistëve. I tillë ishte mashtrimi se për pensionet e tyre të ulëta, fajet i kanë biznesmenët.

Berisha bëri një deklaratë të fortë, ku tha se ministria e Financave nuk u kalon shqiptarëve sigurimet shoqërore që kalojnë njëjtë me pagën. Ai e cilësoi këtë si një gropë të zezë në administratën shtetëore.

Sali Berisha: Gropën më të madhe në fondin e Sigurimeve shoqërore e krijon administrata shtetërore. Pra, në qoftë se fondi i sigurimeve shoqërore ka një gropë të zezë të madhe, kjo gropë është krijuar se ministria e Financave nuk u paguan sigurimet shoqërore që duhet të kalojnë paralel me rrogën që marrin në fondin e sigurimeve shoqërore. Janë mbi 100 milionë euro detyrime ndaj këtij fondi, të cilat nuk i ka shlyer Edi Rama. Po kështu debitorë të mëdhenj në fondin e sigurimeve shoqërore janë qeveritë vendore socialiste. Pra, janë këto që fundosin fondin e pensioneve dhe bëjnë të pamundur rritjen e pensioneve nga ky fond.

Berisha tha se brenda tre muajve PD do të vendosin minimumin jetik dhe do të rrisë pensionet me 200 Euro.

Sali Berisha: Tre muajt e parë të qeverisjes do vendoset minimumi jetik. Kjo nënkupton që 57 përqind të pensioneve, të cilat janë pensione jo të plota, por të pjesshme dhe si të tilla nënkuptohet janë nën 170 euro, që të gjitha kalojnë në minimumin jetik 200 Euro. Pra, pësojnë një rritje nga 20 gjer në 70 përqind si pensione. Pensionet mbi 200 Euro rriten me 20 përqind. Kështu që kjo ndërhyrje do bëhet me paratë e buxhetit të shtetit. Do merren paratë nga buxheti i shtetit, do transferohen në fondin e pensioneve. Do shlyhet buxheti që buxhetorët kanë ndaj pensionistëve. Nuk ka gjë më të turpshme në botë, punonjësit e buxhetit nuk paguajnë sigurime shoqërore. Kjo nuk ndodh kund në botë, përveçse në shtetin e mafies që është Shqipëria. Se kjo duhej të ishte automatike. Ky është një zbulim i ri skandaloz që tejkalon imagjinatën. Merr fund. Nuk merr qytetar shqiptar rrogë në shtet pa kaluar automatikisht, krahas firmës që firmos për rrogën, të tjerët në sigurimet shoqërore të pensionistëve. Por, përveç kësaj, do kalojnë në fondin e pensioneve nga buxheti i shtetit i gjithë shuma e domosdoshme për të realizuar këto premtime. Për të realizuar pra minimumin jetik 200 euro dhe rritjen me 20 përqind të pensioneve të tjera mbi 200 euro.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights