Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar me kritika ndaj qeverisë Rama, ndërsa e ka krahasuar atë me Lukashenkon.

“Parlamenti është shndërruar nga kjo pseudo mazhorancë në një klub në të cilin merren vendime dhe miratohen ligje në kurrizin tuaj të fëmijëve dhe familjeve tuaja.

Kjo pseudomazhorancë e bazuar në drogë krim e vjedhje është pas pseudomazhorancës së Lukashenkos më e damkosura në Europë dhe në botë.

Sot kjo pseudonazhorancë pas dhunimit të votës së lirë , ka rrokullisur Shqipërinë katër shkallë nën Vietnamin socialist.

Republika socialiste e Vietnamit është një shtet, ku sanksionohet partia socialiste e Vietnamit si forcë udhëheqëse e vendit”, tha Berisha.

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights