Image 299 1024x682
Teksa theksoi se në zgjedhjet e 11 Majit është shkelur hapur dokumenti i Kopenhagenit, Kushtetuta e vendit dhe Kodi Zgjedhor, kryedemokrati Sali Berisha bëri me dije se PD zotëron qindra e mijëra dokumente. Këto të fundit, për të denoncuar sipas tij, farsën elektorale.
Më tej, deklaroi se Partia Demokratike është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, duke paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se “nuk do të qëndrojë në pushtet”. “Jemi në dy fronte, po punojmë me komunitetin ndërkombëtar, por dua të theksoj, këto janë zgjedhjet e para të cilat u dënuan para se të mbaheshin me 4 rezoluta. Cilido që i lexon, faktojnë me prova e Shqipëria do ketë farsë elektorale. Ne nuk erdhëm në zgjedhje me duar në xhepa, ne bëmë një punë serioze. Vazhdojmë dialogun intensiv shumëplanësh me të gjitha institucionet dhe vendet partnere. Edi Rama nuk ka shans të shesë farsën për zgjedhje! Kësaj here, një farsë e paralajmëruar. Komuniteti ka qenë syçelë ndaj këtyre zgjedhjeve si kurrë ndonjëherë”, tha Berisha në deklaratën për shtyp këtë të Martë.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights