Berisha 29 1024x575
Ishte sot në ambientet e SPAK, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Ai është pritur nga mbështetës të tij, ku nuk munguan ovacionet. Në një prononcim para Prokurorisë së Posaçme, kryedemokrati hodhi sërish akuza në drejtim të kryetares së GJKKO Irena Gjoka. I qëndroi pretendimeve të mëhershme se kjo e fundit është dënuar në shtetin grek dhe ka mashtruar, bazuar sipas tij edhe te formulari i dekriminalizimit. “Kreu i Gjykatës Speciale, pseudogjykatësja me 5 mbiemra është një mashtruese ordinere dhe delinkuente, e paturp, e pacipë, subjekt i ligjit. Në formularët e saj që i ka dorëzuar motrës së Belinda lubiballukut se nuk ka marrë ndonjëherë dënim në ndonjë vend. Shqiptarët duhet të mësojnë se kjo delinkuente duke u paraqituer edhe si bashkëshortja e Stefan Gjokës, në fakt certifikatën e martesës e ka nja 3 vjet mbrapa. Autorizon të drejtë përfaqësim Andon Ikonomi, avokat me siguri, të paraqesë çdo lloj prove dhe të marrë nën dorëzim çdo akt për heqjen e masës së dhënë. Mashtrim me certifikatë, ajo të thoshte e dashura ose bashkëjetuesja. Këtu thotë bashkëshortja, me banim në Patra. Ajo është dënuar nga shteti grek dhe ka mashtruar shtetin shqiptar, se publikisht e ka mohuar se kurrë s’ka patur gjëra të tilla. Ndërkohë ka paguar prokurë për të hequr këto masa. Nuk mund të ketë mashtrim më ordiner se këtu ka një formular të cilin ia mbyll lubia. “Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral përbënë krim antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij Edi Rama”, teksa bëri me dije deklaratën që bëri në SPAK, nuk kurseu as kreun e këtij institucioni drejtësie Altin Dumani. “PD, ka përgatitur mbi 15 padi, që natyrisht do kenë fatin e padive të tjera sepse në krye të amnistisë së krimit elektoral qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës, i keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama. Kemi dorëzuar me dhjetëra padi edhe gjatë fushatës. Prokurorë të tjerë kanë një drejtues”, tha ai. “Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhjeje më monstruozen e 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste. Vazhdojmë betejën gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve! Kini besim se do t’ia dalim! Përdhosja dhe shkelmimi që iu bë shqiptarëve në Europë do marrë përgjigje shembullore po nga jashtë vendit. Ata që menduan se do talleshin me diasporën do marrin përgjigje ekzemplare”, paralajmëroi me bindje Berisha.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights