if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Whatsapp image 2025 06 27 at 13.11.06

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar edhe këtë të hënë, denoncimin sipas tij të vjedhjes së votave në zgjedhjet e 11 Majit. Në një konferencë për mediat, Berisha shfaqi para gazetarëve disa video, ku siç tha, shfaqen të njëjtët persona (komisionerë), që shoqëronin votuesit për të votuar në kutinë e votimit dhe në disa raste edhe votonin vetë për ta. Videot sipas kreut të PD, i përkasin qarkut të Elbasanit.

“Farsa zgjedhore 11 maj 2025 ishte një farsë universale. Ishte një proces i degraduar dhe i dhunuar në të gjithë shtrirjen dhe segmentet e tij. Unë e kam deklaruar dhe e deklaroj përsëri se në farsat elektorale, vota vdes pa rënë në kuti. Por cilido që sheh dokumentet zyrtare të procesit zgjedhor të ditës së zgjedhjeve më 11 maj konstaton se ajo është autopsia e kufomës së farsës elektorale. Edhe aty nuk kanë lënë nen dhe ligj pa thyer. Me 11 maj, dokumentet zyrtare faktojnë se masivisht qytetarët kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve që u qëndronin si xhelatë të votës së lirë në dhomën e fshehtë. Mund të kisha rreshtuar këtu qindra e qindra raste, por unë kam sjellë vetëm disa për kursim kohe. Dhe këto disa janë vetëm në një qendër, imagjinoni ju po të shtriheshin në qendrat e tjera. Votuesi shkon aty se plusin po e vendos komisioneri. Tani ai e palos, votuesi ka për detyrë të palosë fletën e votimit që e votoi komisioneri. Është e njëjta qendër votimi. Edhe këtu, komisioneri shoqëron votuesin dhe voton. Komisionieri terrorist elektoral. Është zona e kartelit të Suel Çelës”, deklaroi Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati shtoi se këto video tregojnë qartë se si kryeministri Edi Rama ka urdhëruar patronazhistët në komisione që të votojnë ata, apo që të kontrollojnë në mënyrë të plotë qytetarët se si do ta hedhin votën në kuti, duke dhunuar sipas tij, lirinë e votës dhe të drejtat e qytetarëve.

“Pra, siç e shihni, edhe pasi ka organizuar në kundërshtim me ligjet e vendit dhe ndërkombëtare, 4500 evente, përfshi Giro d’Italia ditën e votimit dhe një ditë para votimeve, për të ndikuar tek zgjedhësit. Edhe pasi ka prokuruar mbi gjysmë miliardi euro për të ndikuar për votat. Edhe pasi ka shpërndarë 76 milionë euro për pensionistët në mes të fushatës elektorale, 100 euro për pensionist që përbëjnë 48 përqind të votuesve. Edhe pasi ka angazhuar dhjetëra mijëra punonjës të administratës të armatosur me të dhënat sekrete personale të qytetarëve për t’i terrorizuar ata apo për t’u premtuar. Edhe pasi ka përdorur fuqinë ekzekutive për punësimin e përkohshëm të dhjetëra mijëra qytetarëve për efekte vote. Edhe pasi ka përdorur fuqinë ekzekutive për dhjetëra mijëra qytetarë me leje ndërtimi, me leje legalizimi dhe certifikata pronësie për të marrë votën. Edhe pasi ka licencuar mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis nga 200 hektarë që lejon ligjin, Edi Rama ka urdhëruar terroristët e tij patronazhistë në komisione që të votojnë ata apo që të kontrollojnë në mënyrë të plotë dhe totale qytetarët në votimin e tyre. Për çdo shqiptar është e qartë se farsa elektorale 11 maj 2025 është një poshtërim masiv për shqiptarët që besojnë se duhet të votojnë të lirë. Është një dhunim i lirisë së votës dhe të drejtave themelore të qytetarëve. Është një thirrje, një kushtrim për t’u ngritur me gjithë forcën dhe rikthyer votën e lirë në këtë vend, pa të cilin shqiptarët të ardhme nuk kanë”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights