Screenshot 4 17 696x464

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se nisma ligjore e paraqitur të hënën nga Partia Socialiste, që ndalon pezullimin e funksioneve kushtetuese, është goditja më e rëndë ndaj shtetit ligjor.

Në një prononcim për mediet pas paraqitjes në SPAK në zbatim të masës “Detyrim paraqitje”, Berisha tha se ky është akti më i rëndë, më kriminal, më poshtërues ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Me këtë akt të pashembullt në historinë e botës Edi Rama u thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij kriminale, ministrat, qëndrojnë mbi ligjin dhe mbi çdo gjë tjetër në këtë vend. Nuk mund të hetohen dhe do të vjedhin dhe do vazhdojnë të vjedhin. Ky është morali dhe e vërteta e këtij amendamenti që ata paraqesin sot”, tha Berisha.

Kjo nismë, sipas tij, është mbrojtja më e fuqishme ndaj sistemit të korrupsionit që ata kanë vendosur.

“E paralajmëroj Edi Ramën se do të paguajë çmimin më të shtrenjtë me këtë akt dhe se po u fakton shqiptarëve dhe botës se çfarë hajduti është. Ky njeri i kapur në flagrancë me afera të mëdha korruptive tani do të bëjë ligjin që të vjedhë sa të mundet dhe të mos mund ta pezullojnë”, tha Berisha.

Pezullimi, sipas tij, është absolutisht një e drejtë ligjore që ua jep ligji prokurorëve dhe gjykatësve.

“Pezullimin e ka miratuar plotësisht pas ekspertizës që i kanë bërë ligjit të procedurës penale të Kosovës edhe Komisioni i Venecias, i cili është shprehur se pezullimi nuk bie ndesh me parimet e Kushtetutës dhe pushteteve të tjera”, tha Berisha.

Kreu i PD-së theksoi se me këtë akt, Edi Rama i mbyll dyert e integrimit Shqipërisë në BE.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights