Në mbledhjen
 në selinë e PD me 61 kandidatët që
garuan  ish-kryeministri Sali Berisha iu
përgjigj sërish sot zërave që i kërkojnë opozitës të tregojnë filmimet e
manipulimeve të 14 majit, është shërbëtor i mafies.


“Kush i
thotë opozitës që “nuk i filmuat”, ata janë bashkë me hajdutin. Të pretendosh
se ku u blenë zgjedhjet, tregon se je një skllav i mjerë i mafies më të
rrezikshme në Europë, do të thotë se nuk sheh 680 mijë zarfe dhe kërkon të
krijosh imunitet se je gazetar.

 Si gazetar ti duhet të mbrosh interesin publik
dhe jo të mbrosh një krim monstruoz të papare. Opozita as nuk filmon, as nuk
përgjon. Nuk kemi programe të survejimit të qytetarëve.

PD duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë, sakrificë, por rrugë
tjetër, ju garantoj se vetëm veten e gënjejmë. Ne nuk jemi ata që gënjejmë
vetem, por besojmë të vërtetat. Nuk mundet opozita të ndalojë qeverinë të
shpërndajë 680 mijë zarfa. 

Një kriminel
si ky, një krim-ministër që shpall Kodin Elektoral kinezëri, sikur të ishte
udhëheqësi i Koresë së Veriut, tregon qartë se nuk njeh asnjë ligj, asnjë
standard dhe se me të, zgjedhje nuk mund të ketë. 

Kështu që demokratët dhe
opozitarët duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një
betejë të hapur. Asgjë përveçse për të votuar të lirë.”, tha Berisha.

 

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights