Berisha 13 1024x574

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për shtyp nga ambientet e selisë blu, duke vijuar kështu me denoncimet për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha u ndal tek votat e diasporës, risia e këtyre zgjedhjeve, por që sipas kryedemokratit ato u “shtetëzuan.

“Vota e diasporës e cila siç e dini ju, është shtetëzuar. Natyrisht ndërhyrjet brutale në proceset e farsës elektorale ishin të shumëllojta. E një herë, në çdo vend e shtet, një proces zgjedhor asgjësohet dhe shndërrohet në farsë elektorale kur shteti… kur partia bëhet shtet, e shteti parti. Ky është kushti i të gjitha kushteve për të asgjësuar procesin e drejtë zgjedhor, për ta shndërruar atë në farsë”, tha Berisha.

Më tej, kryedemokrati denoncoi një rast që për të përbën shkelje flagrante të procesit zgjedhor.

“Në rastin konkret, sot do paraqes para jush abuzimin masiv me pushtetin ekzekutiv të agjencive të shtetit elektoral për të blerë vota në shkelje flagrante me ligjet e vendit dhe parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të drejta. Këtu jemi tek Fresku. Këta kriminelë elektoralë po ndajnë atyre certifikata pronësie, leje legalizimi. Është vetëm pak ditë para fushatës elektorale. Publikisht!
Natyrisht janë në mbrojtjen e plotë të Altin Troplinit dhe Skapit të partisë”
, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights