Whatsapp image 2025 03 14 at 10.45.47 1024x683

Sali Berisha ishte në Elbasan këtë të premte ku uroi të gjithë qytetarët për festën e Ditës së Verës.

Gjatë një prononcimi para gazetarëve, Berisha tha se dita e Verës e gjen Elbasanin dhe shqiptarët më optimistë për ndryshimin më 11 Maj.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë ata që i quan patericat e Ramës.

Ndërkohë nuk mungoi një koment edhe për Dashnor Sulën, deputetin demokrat që zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë për Nismën Shqipëria Bëhet.

“Deputetëve të Elbasanit ju uroj gëzuar Ditën e Verës. Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij.

Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punë të vet. Bëri gabim, por prapë ka kohë ta mendojë atë vendim”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights