Nga mbledhja e Kryesisë ish-kryeministri Sali
Berisha foli për procesin zgjedhor të 14 majit, ku akuzoi kryeministrin Edi
Rama se vuri në dispozicion buxhetin e shtetit për blerjen e votave.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Shqipëria
është kthyer në një narkoshtet, ku padrionoja (referuar Ramës) merr masa për
mos ekzistimin e votës së lirë.
“U bë një përpjekje për asgjësimin tonë dhe
nuk ia dolën, por kjo nuk u mjafton. Kjo nuk mundtë jetë çështje krenarie por
beteje. PD për të pasur besim të këtyre qytetarëve duhet ti nënshtrohet një
procesi të thellë debati analize dhe zbatimit të statutit të saj.
Shumë ide mund të lindin, por zbatimi i
statutit është mënyra më e mirë. Duhet të angazhohen degët, kryesitë, shtabet
elektorale, kandidatët pasi ata e njohin më mirë se çdokush tjetër
problematikat e konstatuara gjatë procesit zgjedhor. PD do mund të ruajë
besimin e votuesve të saj vetëm e vetëm si një parti që do hapet ndaj flukseve
të reja, si një parti e cila do bëjë gjithçka për angazhimin në kauzën e saj të
drejtë të personave më me vlerë në komunitetet ku janë. Kjo analizë duhet të na
çojë drejt këtij objektivi dhe ky duhet të jetë i yni. Kjo nuk mjafton që PD të
ruajë dhe të avancojë besimin e së djathtës shqiptare.
Kjo analizë është jetike për PD-në, por kjo
nuk mjafton. Është i domosdoshëm një front opozitar. Kemi të bëjmë me një
narkoshtet, ku padrionja merr çdo vendim, masë ku vota nuk ekziston. Pra kemi
të bëjmë me një regjim, narkoshtet. Ky narkoshtet kërkon një fron të gjerë
opozitar”, u shpreh Berisha.