Image 409

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbushur sot, 15 tetor, 81 vjeç.

Në një postim në Facebook, ai ka ndarë një foto me bashkëshorten, Liri Berisha, ku shkruan:

Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!

Kujtojmë se vitin e shkuar, ish-kryeministri e festoi ditëlindjen e tij në kushtet e izolimit në shtëpi, prej masës së caktuar nga Gjykata e Posaçme lidhur me aferën e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Se fuqia para së gjithash dhe mbi të gjitha qëndron tek e vërteta. Se forca qëndron tek e vërteta”, shkruante ai 1 vit më parë, teksa e cilësoi atë përvjetor si majën më të lartë e të bukur të jetës së tij.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights