Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar Kuvendin se është kthyer në mburojë të korrupsionit të Kryeministrit dhe Belinda Balluku.
Ai ka krahasuar akuzat që u hodhën atë kohë për Azem Hajdarin ndërsa nuk ishte i pranishëm në protestë, me atë që ndodhi me Belind Këlliçin, i cili u hetua në gjendje të lirë për organizimin e protestës, në një kohë që ai ndodhej në SHBA.
Berisha: I patë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Qytetarë dhe qytetare, vetëm ju jeni zgjidhje. Këta janë në panik të tmerrshëm. Përsëritën dje 22 shkurtin e 91 Dëgjoni mi! Më 22 shkurt të 91 Sigurimi i Shtetit qëlloi dhe ekzekutoi te dera e shkollës së bashkuar një oficer policie, një të ri. Thanë se oficerin e policisë e qëlloi një person me Benz të bardhë dhe ishte Azem Hajdari. Ai atë ditë ishte në Devoll, e vërtetuan dhe postblloqet e policisë. Të ndjerin Lulzim Sulollari e vrau vetë qeveria. Çfarë bën këta akuzuan Belind Ballukun (qeshin në sallë) Akuzuan Belind Këllicin se organizoi kryengritjen. Atë nuk e akuzoni ju dot, se ajo ju bën petë ju. Kur ngrihen ju dhe më nxirrni rregulloren për një fjalë të gjuhës shqipe, unë mund të thoja ‘dollap’, por thash një fjalë tjetër që të kuptohej. E kuptoni se jeni në panik. Meritoni zhdukjen dhe këtë parlament do ta mbyllin shqiptarët një minutë e më parë.
