Sali Berisha, kreu i PD, po mban një konferencë nga selia blu për Lear Kurtin, të riun që humbi jetën ndërsa ishte i shoqëruar nga efektivë të policisë në komisariat.

Ai u shpreh se 32-vjeçarin e vrau dhuna e të paktën katër policëve, ndërsa shtoi se mes tyre kishte edhe efektivë të droguar.

“Gazetarët kanë bërë investigime, kanë sjellë fakte re prova shteruese për mbytjen e Lear Kurtit të riut 32-vjeçar nga banditë me uniformë të droguar.

 O Noke më mbytën! Ishte klithma para se te jepte shpirt sipas dëshmitarit të pranishëm në vendngjarje e mikut të Lear Kurtit. Investigimet serioze të rrjeteve televizive hodhën poshtë si trillime të turpshme pretendimet e Ramës dhe Çuçit të tij të familjes. hodhën poshtë trillimet manipulimet e inskenimet e një kriminelit të pashoq në radhët e policisë, Ardi Veliu i cili për të mbrojtur padronët e tij vrau për të dyti Kurtin.

Investigimet e TV faktuan se mbi Leart Kurtin një bandë prej katër policisë, mes tyre të droguar, u vërsulën në rrugë me një egërsi çnjerëzore.

Filmimet faktuan se Ardi Veliu, ky mashtrues i paskrupullt gënjeu shqiptarët kur tha se Kurti po qendronte para një objekti për të krijuar përshtypjen se po përgatitej për akt delinkuent, kur ai po ecte i vetmuar. nga kamerat. Po ecte i vetmuar duke folur në telefon me mikun apo familjarët e tij.

Mashtrim i paskrupullt i policisë u hodh poshtë se sipas tyre patrulla prej 2 policësh e ndaloi,.

Pranë tij në barbarinë e ushtruar në rrugë ishin të paktën katër policë e banditë me uniformë.

Të dhënat faktuan se trupi i tij kishte hematoma. Ekspertë mjekoligjorë denoncuan kryerjen e autopsisë nga një bandë që donte të fshihte të vërtetën.

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se Kurtit i morën shpirtin xhelatë me uniformë dhe pasi i orën shpirtin e dërguan në spital.

Pastaj i bënë autopsi pa asnjë prani të familjarëve apo të avokatit të tij”, tha Berisha.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights