WhatsApp Image 2026 02 17 at 12.49.33 1024x682

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për një puç antikushtetues. Kreu i opozitës foli për ndryshimet e propozuara nga ai në Kodin e Procedurës Penale për të shtuar shtatë subjekte të tjera, mes tyre edhe roli i kryeministrit dhe ministrave, që të mos pezullohen.

“Kushtetuta nuk pranon të mbrojë me mospezullim. Jo. As kryeministrin. Pra Edi Rama kërkon të shkelmojë jo vetëm frymën dhe germën e Kushtetutës, por edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Asnjë mbrojtje tjetër përveç asaj që parashikon Kushtetuta. Nuk mund të ndryshohet Kushtetuta me ligje. Shikoni pra ku shkon Edi Rama. Jemi në kushtet e mirëfillta të një puçi antikushtetues”, tha Berisha.

Ai kërkoi që Rama të japë dorëheqjen.

“Kushtetuta nuk ka dashur të mbrojë kryeministrin, ministrat dhe KLSH-në nga pezullimi. Nuk mund ta bëjë ligji. Edhe njëherë, kemi të bëjmë me organet kushtetuese. Kryeministria është organ kushtetues. KLSH është organ kushtetues. Ministritë janë organe kushtetuese. Nuk mund t’u japësh kurrë mbrojtje tjetër përveç asaj që i ka dhënë Kushtetuta. Jo. Sepse është tejkalim flagrant i Kushtetutës”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights