Sali berisha 16 1024x657

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me persona me aftësi të veçanta.

Duke cilësuar minimumin jetik prej 200 euro, një pikë kjo e programit të Partisë Demokratike, Berisha premtoi se minimum jetik për ata do tejkalohet sipas aftësive të veçanta.

Po kështu, kryedemokrati u premtoj individëve me aftësi të veçanta, të cilët janë kryefamiljarë, nuk do u mungojë minimumi jetik, e se qeveria “nuk mund të bëjë korrupsion me ata”.

“Sot, qëndrimi i shoqërisë ndaj jush në një mënyrë apo një tjetër, është një lloj braktisje. Braktisje është nëse ju për problemet që keni, paguheni me një shumë qesharake. Në qoftë se, shoqëria nuk bën çdo përpjekje për përfshirjen tuaj brenda atyre mundësive që keni në jetën normale, në punë.

Po të shohësh sot, nga 17 mijë invalidë të deklaruar në gjendje pune, janë gjithsej të punësuar 300-400 prej tyre. Në administratën shtetërore, që e ka për detyrim, nga 220 mijë punonjës, ka gjithsej 212 invalidë. Kjo është një aktakuzë shumë e rëndë për këtë administratë.

Unë u garantoj ju të dashur miq se pothuajse 1/3 e rrogave që jepen në administratën shtetërore janë në emigracion dhe nuk janë fare në Shqipëri, por janë emra të regjistruar dhe qeveritarët, zyrtarët ndajnë ato paratë njëri me tjetrin. Kurse ju, ju lënë me pensione absolutisht si aktakuzë e rëndë e kësaj vjedhje që bëhet.

140 mijë lekë pensioni, në një kohë kur shumë nga ju jeni kryefamiljarë, keni njerëz për të mbajtur, keni detyrime përveç vetes tuaj, do të thotë t’u dënosh ju me mjerim. Dhe ky, është dënimi me mjerim, sepse nëse i jep ti tjetrit 150 mijë lekë të vjetra për të kaluar muajin me të gjithë problemet që ka, ilaçet, etj, ai nuk e përballon dot kurrë jetën.

Ne e kemi shpallur, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro, por ju garantoj se pensionet për ju, pra ky minimum jetik do tejkalohet sipas shkallës së aftësisë ndryshe, pa asnjë lloj hezitimi.

U siguroj se për secilin qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, që mban familjen, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik. Nuk do mund të bëjë kush korrupsioni mbi ju.

Shikoni çfarë djallëzie kanë bërë këta, që nuk e ka kërkush. Ligji që parashikon përmbushjen e nevojave tuaja, ai ligj nuk thotë për qytetarët me aftësi ndryshe, por thotë edhe për qytetarët me aftësi ndryshe, domethënë që të lëshohet edhe lukunia tjetër. Por, ne qëllimin duhet ta kemi në radhë të parë për këtë grup të shoqërisë, sepse aty është prova e njerëzisë, prova e humanizmit, prova e bamirësisë. Nuk është bamirësi, është detyrim madhor.”, tha Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights